25,10,2024

Ka edhe kompani shqiptare që kanë fshehur paratë në Panama

Must Read

para-650x358

Lajmi i bujshëm i mediave ndërkombëtare që zbuloi emra të politikanëve botërorë dhe figurave publike që fshehin paratë në Panama për të shmangur detyrimet nga taksat, ka nxjerrë në pah se në këto lista të bëra publike janë edhe personazhe shqiptarë.

Bëhet fjalë për dy kompani nga Shqipëria që kanë fshehur paratë në Panama, vend që konsiderohet si parajsë fiskale për shkak të kompanive off-shore që nuk bëhet deklarimi.

Mësohet se janë 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh, pjesë e listave të zbuluara nga mediat e huaja. Ajo që nuk dihet ende, janë emrat e shqiptarëve që kanë fshehur paratë në Panama, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.

Lajmi i politikanëve botërorë që kanë fshehur miliardat në Panama po bën bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare, ku përveç politikanëve u zbuluan edhe 38 mijë kompani nga e gjithë bota.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Është mbajtur turneu memorial në hendboll “Ahmet Petrova”

Sot, në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, u mbajt Turneu Memorial në Hendboll "Ahmet Petrova", i organizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img