26,11,2025

Juninoret e KV “Kastrioti” kampione

Must Read

KV Kastrioti është shpallur kampion i Kosovës, në konkurrencën e femrave në U18.

Skuadra ferizajase ka patur një sezon të jashtëzakonshëm në edicionin 2016/17, duke e kurorëzuar me titullin e kampionit.

Në ndeshjen e fundit, Kastrioti mposhti rivalin lokal KVF Ferizajn, 2:0 në sete 25:13 dhe 25:14. Në një konkurrencë të ngushtë me dy skuadrat tjera, KV Skenderaj dhe KV Drita, që e kanë përcjellur vazhdimisht, “kastriotaset” kanë shkëlqyer duke e marrë titullin e kampionit të Kosovës. Në fund, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe pranimit të titullit, kupën e kampionit, kapitenes Rinesa Hasani (anëtare e kombëtares U18), ia dorëzoi presidenti i FVK-së Abedin Ibrahimi.

Ndërsa medaljet i kanë ndarë, përzgjedhësja e U16 Afërdita Sadiku dhe trajneri i U18, Valon Nikqi. Me këtë rast është vlerësuar niveli i garave në këtë grupmoshë, e cila llogaritet brezi i ardhshëm i përfaqësimit të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img