18,03,2025

Juncker kritikon BE-në: Ndërhyn më tepër se ç’duhet

Must Read

1461106546juncker

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, paralajmëron se ndërhyrja e tepërt e BE në jetët e njerëzve po ndikon në rënien e mbështetjeve për bllokun.

Sipas ish-kryeministrit të Luksemburgut, Bashkimi Europian po përfshihet në shumë sfera, ku do të ishte më e përshtatshme të vepronin shtetet anëtare. Komentet e tij vijnë mes debateve të ashpra në Britaninë e Madhe, lidhur me qëndrimin në BE.

Në muajin qershor britanikët do të thonë fjalën e tyre për qëndrimin ose jo të vendit brenda Unionit me sondazhet që sugjerojnë se gara do të jetë shumë e ngushtë.

Juncker tha gjithashtu se BE do nuk do të lehtësojë kushtet e liberalizimit të vizave për Turqinë. Bashkimi Europian është zotuar t’i garantojë turqve lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen, në këmbim të kontributit të Ankarasë për frenimin e fluksit të emigrantëve që nisen drejt Greqisë.

Por, heqja e vizave për Turqinë, një vend prej 75 milionë banorësh, është kundërshtuar nga shumë shtete anëtare të cilat kanë frikë se kjo do t’u hapte rrugën më shumë emigrantëve myslimanë drejt bllokut që po përballet me krizën më të rëndë në dekada.

Presidenti i KE adresoi këto çështje në Këshillin e Europës, mbikëqyrësin kryesor për të drejtat e njeriut, në qytetin francez të Strasburgut. Organizmi prej 47 vendesh nuk është një institucion i BE, edhe pse pjesë e tij janë të 28 vendet anëtare.

/ Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img