19,12,2025

Johannes Hahn: Pas kodit telefonik, vazhdojmë me themelimin e Asociacionit të komunave…

Must Read

Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm prefikset e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386).

Marrëveshjen për implementimin e marrëveshjes së vitit 2013, respektivisht 2015 (Plani i Veprimit), e ka përshëndetur edhe komisionari evropian për zgjerim dhe negociata, Johanes Hahn, transmeton lajmi.net.

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka shkruar komesari Hahh në llogarinë e tij në Twitter. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjeje në Ferizaj

Gjatë muajit nëntor 2025, në qytetin e Ferizajt, në katër raste të ndara vjedhjeje, konkretisht në markete, në rrugët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img