28,03,2024

Jo. E keqja nuk dominon jetën e njeriut

Must Read

Shkelzen Marevci

Sikur njeriu të bëjë retrospektivë e t’i kujtoj ditët e kaluara të jetës së tij një nga një, do të gjejë edhe ditë që ai u frikësua, u stresua, vuajti, do të gjejë dhe ditë që më shumë preferoi vdekjen sesa jetën, do të gjejë ditë që ishte zero morali tij, gjithashtu do të gjejë dhe ditë që s’ka mundur ta imagjinonte se do të dilte nga gjendja e cila do ta ketë mbajtur të rënduar emocinalisht. Dhe, çfarë ndodhi më pastaj?

Pas çdo dite të vështirësuar që përjetoi, pasoi dita tjetër që i solli lumturi. Ditën tjetër që e mohonte kur mendonte se për të s’ka më të ardhme, ai u lumturua. I erdhi dita tjetër që ia bëri të qartë se për mensimin për vdekjen, të cilën e preferonte më shumë sesa jetën, ishte i gabuar, sepse jeta është shumë më shumë me të mira sesa me të këqija.

Madje pikërisht ngaqë kemi aq shumë të mira në raport me të këqijat; të këqijat, sado të vogla të jenë ato, vërehen.

Kjo i bie njëlloj sikur të vendosnim në një copë letre të bardhë një pikë të zezë në mes, të gjithëve ajo pika e zezë e vockël do t’u binte në sy.

Po kjo është jeta, o të dashur miq, të gjitha të këqijat, përfshirë dhe situatën e krijuar nga COVID-19, nuk janë gjë tjetër veçse një pikë e zezë në një letër të bardhë e shumë të madhe dhe mbi të gjithë është kalimtare.

Ndalo për një çast dhe krahaso se sa të mira e sa të këqija ke pasur gjatë jetës tënde e vazhdon të kesh.

Do të çuditesh me faktin se, të këqijat janë të papërfillshme në krahasim me të mirat që i ke gëzuar e vazhdon t’i gëzosh.

Gëzon shëndet ti dhe të dashurit tu të familjes dhe kur të ndodh që ndonjëri të sëmuret, harrojmë ta falënderojmë Zotin për shëndetin e të tjerëve, ngase tërë mendjen e kemi të fokusuar tek i sëmuri i vetëm, i cili është një në krahasim me të dashurit e tjerë, të cilët mund të jenë pesë, gjashtë, shtatë apo më shumë, në raport me të sëmurin.

Pra, të dashur miq, nuk ka asnjë mëdyshje se, pikës së zezë shumë shpejt do t’i vijë fundi dhe këto ditë që po i kalojmë do të mbesin dikund thellë në kujtesën tonë, që, vetëm nëse eksplorojmë thellë, do të na kujtohen. Ditët e bukura do të vijnë shumë shpejt me emrin e Zotit, por që shpresoj se do të vazhdojmë të jemi më familjarë, më solidarë, më falënderues ndaj të mirave të Zotit, se në fund të fundit sprovat e Zotit nuk janë për gjë tjetër, përpos që të na ndërgjegjësojnë për gabimet e kaluara.

O Zot, bëji të afërta ditët e mira për mbarë njerëzimin!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img