14,05,2024

Jeta e ish-shefit të Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut në Kosovë

Must Read

Andy Bearpark ishte dikur aleati më i afërt i Margaret Thatcher, në Kosovë dikur shef i shtyllës së katërt të UNMIK-ut, që merrej me zhvillimin ekonomik, por tani vështirë njihet.

E kaluar është tashmë pamja e tij tejet fine dhe figura e kuruar me kujdes që e nxori nga rrugët e Bagdadit për ta çuar në rrethin e ngushtë të Downing Street, transmeton Klan Kosova.

Pasi u hoq nga radari i publikut, Bearpark është bërë pjesë e vendeve dhe një statusi fort të pamendueshëm për dikë si ai. Shtëpia e tij gjendet në një zonë rurale në Zelandën e Re, ku po synon ndricimin e shpirtit.

Një nga figurat më të fuqishme në Britani të Madhe dhe njeriu kryesor në ekonominë kosovare paslufte, tashmë është kthyer në një praktikues të jogas me pamje krejt të crregullt.

Në një intervistë për The Guardian, ai ka sqaruar se ideja për këtë lloj jete i kishte ardhur krejt rastësisht, teksa po vizitonte lokalitetin.

“Një ditë më ra ta shihja Rimutaka”, kujton ai, “dhe pastaj u ndala tek Featherston për një kafe. U ula dhe teksa po pika kafenë thashë me vete: “Këtu dua të jetoj””.

“Personalisht kam ëndërruar të vdes në një hotel ndërkombëtar, në barin e tij duke pirë me dikë, afër castit të porosisë së një shisheje të dytë, thjesht duke u rrëzuar nga karriga, pa e paguar faturën. Por pastaj joga më ndërroi jetën”.

Andy Bearpark

Andy Bearpark1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img