01,05,2024

Javën tjetër nis festivali “Playfest” në Ferizaj

Must Read

Edicioni i 5-të i festivalit multi-kulturor, “Playfest”  do të mbahet nga 11 deri më 15 korrik në Ferizaj.

Playfest do të fillojë nga data 11 korrik deri më 15 korrik.

Të martën, 11 korrik: Fillimi i festivalit me Playkid, një festë e dedikuar fëmijëve, që do të sjellë kënaqësi dhe performanca të jashtëzakonshme për ta. Playkid është një shkrirje e lezetshme e edukimit dhe argëtimit një thesar i imagjinatës, që ushqen shpirtrat e rinj të shoqërisë sonë. Playkid mbetet një dëshmi e fuqisë së përfshirjes dhe ndikimit të thellë në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe argëtues. Ndërsa të qeshurat jehojnë ndër vite duke festuar tashmë edicionin e V-të, kjo nismë e jashtëzakonshme vazhdon të jetë një fener gëzimi, duke udhëhequr brezat që do të vijnë drejt një të ardhmeje të mbushur me mundësi të pafundme.

Zyrtarë të festivalit kanë thënë se edicioni i sivjetmë i “Playfest” do të nis me programin “Playkid”, një feste e dedikuar fëmijëve.

Përveç programit për fëmijë, në kuadër të edicionit të 5-të të “Playfest” do të mbahen work-shope artistike, shfaqje kinematografike në ambient të hapur e aktivitete tjera muzikore.

Festivali “Playfest” ofron një kombinim të jashtëzakonshëm të artit, muzikës, performancës dhe aktiviteteve të ndryshme për të gjitha moshat dhe shijet.

Në mes të mbështetësve kryesorë të festivalit përfshihen Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në veçanti, vlen të theksohet se qyteti i Ferizajt po shënon 150-vjetorin e themelimit, dhe pa dyshim Playfest është një pjesë e rëndësishme e programit dhe aktiviteteve që Komuna e Ferizajt ka organizuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img