25,11,2024

Jasharaj: Mund të humbet krejt viti shkollor

Must Read
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të rriten pagat për 30 për qind, atëherë greva do të mbahet në afat të pacaktuar.

“Unë uroj që të shtunën deputetët të mendojnë me koka të ftohta dhe të plotësojnë kërkesat tona. Në të kundërtën, do të vazhdojnë grevat”, tha ai në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic.

Jasharaj ka theksuar se nëse buxheti votohet të shtunën dhe do të mbetet kështu projektligji për pagat, atëherë ai të dielen do thërras Këshillin Grevist, se sit ë veprohet tutje.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përfundoj viti shkollor pa ndonjë marrëveshjeje, pork a shpresuar që qeveria do të marrë vendimin e duhur.

Jasharaj ka theksuar se po kërkojnë që koeficienti të rritet ndërmjet 2-3, e jo sic është tani koeficienti 1-2.

“Ne po kërkojmë që të mos mbesim ndërmjet koeficientit 1-2, por të shkojmë nga 2-3”, tha Jasharaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img