Mirëpo, duket se futbollisti istogas i ka rënë pishman dhe tash i është vetëofruar Kosovës.
Të paktën kështu shkruan grupi “Kosovan Football”, në rrjetet sociale, duke e cituar tabloidin britanik “The Sun”, sipas së cilit, futbollisti i Manchester Unitedit, i huazuar aktualisht në Sunderland, ka kërkuar nga drejtuesit e futbollit ndërkombëtar që t’i jepet leja të luajë për vendin e prindërve të tij.
Ky lajm ka bërë jehonë edhe në mediet serbe.
Është ‘telegraf.rs’ që raporton për dëshirën e Adnan Januzajt që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës. Madje kjo medie e quan “pishmanli” anëtarin e Sunderlandit.
“Lojtari i Manchester Unitedit “ndryshon mendje”, tani dëshiron të luaj për Kosovën”, shkruan ‘telegraf.rs’, përcjell lajmi.net.