30,10,2024

“Jam i papunë”, zbardhet dëshmia e Shullazit sot para gjykatës

Must Read

Gjyqtari Mulkurti, për arsye të sekretit hetimor, zhvilloi seancat gjyqësore ndaj tre të dyshuarve me dyer të mbyllura.

Shullazi mësohet të ketë deklaruar vetëm të dhënat personale të tij, ndërkohë që i pyetur nga gjyqtari Idriz Mulkurti për aktivitetin që kryente, ai i është përgjigjur “jam i papunë”, raporton ABC News.

Shullazi i pohoi gjykatës se ishte dakord me gjithçka që do të thonin avokatët në seancë, të cilët nga ana e tyre kundërshtuan qëndrimin e akuzës.

Prokuroria – sipas burimeve, – mbajti të njëjtin qëndrim siç edhe kishte depozituar kërkesën, ndërkohë që në rrugë jozyrtare shprehet se, ka urdhëruar sekuestrimin e disa kamerave të sigurisë në afërsi të “Stacionit të trenit”, ku edhe mendohet të jetë kërcënuar profesor Koni.

Përfaqësuesit e akuzës i thanë gjyqtarit, se gjatë hetimeve disamujore, janë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Emiljano Shullazi dhe banda e drejtuar prej tij, ka kryer disa vepra të rënda penale si gjobëvënie në 4 raste ndaj biznesmenëve të njohur, përvetësim trualli e ndërtesa me anë të presionin dhe kërcënimeve si dhe ka kanosur dy profesorët Dhori Kule e Mynyr Koni.

Sipas akuzës, veprat për të cilat dyshohet Shullazi kanë një marzh dënimi të lartë dhe lënia e lirë e tij, përbën rrezikshmëri të theksuar shoqërore.

Për këtë fakt ata kërkuan që Shullazi të mbetet në qeli.

Të njëjtin qëndrim prokurorët mbajtën edhe për të dyshuarit Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

Edhe këta të dyshuar nuk pranuan të flasin për akuzat, duke pretenduar se janë të pafajshëm.

Ndërsa Gilmando Dani pretendoi se të qenurit i lirë nuk përbën rrezikshmëri shoqërore apo mundësi ikje, pasi ai tha se ishte dorëzuar vetë në polici.

Edhe avokatët mësohet se kanë kërkuar lirimin e dy të dyshuarve, me pretendimin se prokuroria nuk ka prova që implikon klientët e tyre në këto ngjarje.

Edhe në dalje të gjykatës, avokati këmbënguli në pafajësinë e klientëve, duke u shprehur se ishte një vendim që e prisnin pas gjithë këtij presioni politik.

Të vetmin moment ku mediat arritën të fiksojnë Emiljano Shullazin, është kur po transportohej nga ambientet e Gjykatës drejt paraburgimit “Mine Peza” në kryeqytet.

The post “Jam i papunë”, zbardhet dëshmia e Shullazit sot para gjykatës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img