28,11,2024

Jabllanoviqit nuk po i ec fati, jep dorëheqje nga posti i sekretarit

Must Read

 

Ministri i Punës, Aleksandar Vulin ka thënë se ai e kishte pranuar dorëheqjen e Jabllanoviqit për abuzim të veturave zyrtare duke shtuar se ministria nuk i ka dal në mbrojtje, transmeton lajmi.net.

“Vonë natën kam marrë një raport të komisionit i cili ka kryer hetim nëse ka pasur keqpërdorim të makinave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe është deklaruar se automjeti ishte vënë në dispozicion të personave të cilit nuk kanë të drejtë të përdorin atë”, ka thënë Vulin.

Jabllanoviq ka pranuar përgjegjësinë duke deklaruar se u ka dhënë  automjetin e Ministrisë së Punës, personave që nuk kanë pasur të drejtë, transmeton lajmi.net.

Ditë më parë, vëllai i Aleksandër Jabllanoviq, ishte arrestuar me veturë zyrtare në Kralevë ku thuhet se ishte kapur me drogë. Marko Jabllanoviqit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Kujtojmë se Aleksandar Jabllanoviq, ishte kryetar i Listës Srpska dhe ish-ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img