04,12,2024

Ja si u lëndua në banesën e saj Nexhmije Pagarusha

Must Read

Bilbili i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar sonte në Emergjencën e QKUK-së në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e konfirmoi për Indeksonline zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, sipas të cilit, ikonës së muzikës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është dërguar në Radiologji.
“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Fazliu.
Mirëpo, burime të Indeksoline kanë treguar se çka ndodhi që Pagarusha u detyrua të shtrihej në spital.
Sipas tyre, Pagarushës i ka rënë në shpinë një dollap dhe e ka lënduar.
Kujtojmë se ekipet mjekësore të Emergjencës sonte në mbrëmje e morën Pagarushën nga banesa e saj në Ulpianë. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img