11,09,2025

Ja si t’i largoni njollat kafe nga fytyra dhe trupi juaj

Must Read

Rrezet e diellit e kanë bërë efektin e tyre duke lënë njollat kafe në lëkurën që ju harruat ti vendosnit krem mbrojtës? Mund të themi që një numër i madh njerëzish vuajnë nga kjo gjë!

Njollat kafe mund të shfaqen në fytyrë, shpatulla, duar, këmbë dhe numri i tyre rritet me kalimin e kohës. Ju do të donit ti zhduknit si me magji dhe normalisht keni provuar kremra të ndryshëm që industria e kozmetikës prodhon. Ende asnjë përmirësim? Mos u shqetësoni, dermatologët e kanë pranuar tashmë që ekziston një ilaç popullor i dobishëm dhe i sigurt që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem. Për më tepër është natyral.

Kjo recetë u zbulua nga një dermatolog popullor, i cili shprehet se ka ndihmuar qindra pacientë të tij.

Për ta përgatitur atë, ju duhen vetëm dy përbërës: uthull molle dhe lëng qepësh.
Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni qepët në blender për të nxjerrë lëngun e tyre dhe më pas të shtoni uthull molle. Masën që përftuat aplikojeni në zonat me pika kafe.

Lëngu i qepëve trajton çështje të ndryshme të lëkurës dhe parandalon dëmtimin e saj, për shkak të përmbajtjes së lartë antioksidante, transmeton Gazeta Shneta

Gjithashtu, uthulla e mollës është e pasur me acidet hidrokside që largojnë qelizat e vdekura të lëkurës. /Gazeta Shneta/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img