25,11,2024

Ja si duket projekti “Bashkimi i Qytetit” nga droni (Foto)

Must Read

Projekti “Bashkimi i Qytetit”  është projekti më i madh që  po realizohet nga qeveria komunale e Ferizajt. Edhe pse herë pas herë  ka pasur reagime për pengesat që u kishte sjellë ky projekt disa bizneseve  po del që ky projekt   ka tejkaluar edhe pritshmëritë e zyrtarëve komunal dhe skeptikëve dhe dalngadal po merr formën e tijë.

Me dinamikën e punimeve është i kënaqur edhe drejtori i Infrastrukturës Arbër Bytyqi i cilia tha  se, nëse vazhdon kjo  tempo e punimeve dhe nuk ka diçka të paparashikuar  mundet që ky projekt të realizohet  jo vetëm në kohë po ndoshta edhe më herët.

“Projekti  Bashkimi Qytetit është duke  vazhduar realizimin sipas planit dinamik të paraparë  e në disa raste  ka tejkaluar edhe pritshmëritë për faktin se    gjatë muajit të fundit ka pasur reshje të shumta dhe kanë  vështirësuar punimet. Sipas dinamikës së punimeve dhe planit pritet që shumë shpejt punimet të fillojnë edhe në pjesën e hekurudhës e  ku do të kryhen në dy pjesë dhe nuk do të pengohet as qarkullimi i trenit” ka thënë  Bytyqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img