23,11,2024

Ja sa do të kushtojë vozitja në Rrugën e Kombit

Must Read
Rruga e Kombit

Ofertuesit janë bashkime kompanish“Vendeka-Bilgi” dhe “Catalys and Salillari”. Kjo është e disata herë që mirëmbajta e Durrës-Kukës tentohet të jepet me koncesion, jo vetëm nga kjo qeveri, por tenderat kanë dështuar për shkak të ofertave jo të kënaqshme.

Koncesioni është 30-vjeçar dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 euro për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmentit Milot-Morinë.

Sipas Ministrisë së Transportit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës është minimalisht 8 milionë euro në vit dhe dhënia me koncesion është formula më e mirë që këto para të mos rëndojnë taksapaguesit.

Kompania fituese duhet të investojë së paku 45 milionë euro, 15 nga të cilat për ndërtimin e një ure të re mbi Lumin Drin. Investimet e tjera parashikojnë plotesimin e e infrastrukturës së pandertuar nga Kukësi deri në Morinë,  mirëmbajtjen e skarpateve dhe sinjalistikës.

Koncesionarit i është garantuar subvencioni deri në 4 mijë automjete në ditë në të dyja drejtimet, çka do të thotë se në qoftë se nuk sigurohet ky trafik, paratë për pjesën e mbetur do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Për vitin e parë, shuma e garantuar është rreth 8 milionë euro dhe vazhdon me progresion  rritës çdo vit deri në 14 milionë euro.

Nga ana tjetër përveç investimit, koncesionari duhet të ndajë fitimin me shtetin për taksën e kalimit nëse kemi rritje të trafikut ditor mbi kuotat e parashikuara./ Top Channel

The post Ja sa do të kushtojë vozitja në Rrugën e Kombit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img