Pas autopsisë mjekoligjore është evidentuar se viktima është qëlluar me 6 plumba në kokë të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 10 gëzhoja të armës “scorpions”, ndërsa 6 predha kanë përfunduar në kafkën e 38 vjeçarit.
Shpëtim Shala ishte banor i qytetit të Durrësit, por jetonte me qira.
Atentati është i paramenduar pasi dyshohet se viktima është ndjekur prej kohësh nga vrasësit dhe i është bërë pritë vetëm ditën e sotme.
Pak para se të qëllohej për vdekje, Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij në zonën e plazhit.
Pas ndeshjes, Shala ka qenë duke u larguar me automjetin e tij Volfsëagen “Golf 5”, kur edhe i është bërë atentati që i mori jetën.
Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar si autorë të vrasjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi.
Burime pranë policisë së Durrësit thonë se shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja, por nuk përjashtohet edhe një sherr i momentit mes viktimës dhe autorëve të krimit.
Mes të shoqëruarve kanë qenë dhe familjarë të 39-vjeçarit të cilët kanë deklaruar se Shala nuk ka pasur konflikte.
Por, nga hetimet paraprake rezulton se babai i tri vajzave ka pasur një sherr tre ditë para vrasjes së tij.
Shala rezulton se është përfshirë në një aksident me makinë në sheshin “Taulantia” në Durrës. Mes tij dhe një djali po nga Durrësi të përfshirë në aksident ka pasur debate.
Deri tani nuk dihet nëse këto dy ngjarje janë të lidhura. Nga ana tjetër po hetohet edhe në pista të tjera pasi si hakmarrja, larja e hesapeve apo ndonjë borxh i pashlyer.
Shala ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Ai posedonte një plazh privat, në zonën e kallmit dhe restorantin “Batavia”.
Shala është proceduar gjatë vitit 2011 për kultivim e trafikim narkotikësh pasi në një operacion policor në lokalin pronë e tij Bilardo pranë plazhit Iliria blutë sekuestruan një sasi cannabis.
Për këtë procedim Shala kaloi një kalvar 4 vjeçar me gjyqësorin shqiptar por gjithmonë në gjendje të lirë dhe në 2015 Gjykata e Lartë la në fuqi pafajësinë e dhënë nga apeli i Durrësit dhe pse prokuroria kish kërkuar dënimin e tij.
Shala rezulton i shoqëruar disa herë nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës por asnjëherë përfshirja e tij direkte nuk është faktuar çka ka sjell lënien e tij të lirë deri më 8 Maj 2016 kur dhe u ekzekutua në lagjen Iliria në plazhin e Durrësit.
The post Ja pse u vra biznesmeni Shpëtim Shala appeared first on Lajminet.