15,10,2024

Ja pse nuk ka regjistrim të popullsisë në Maqedoni

Must Read
Emil Dimitriev

“Kjo temë po përdoret për qëllime të ndryshme. Lista zgjedhore u miratua, por zgjedhjet parlamentare u anuluan. Tash në mënyrë shtesë do të kontrollohet. Partitë po i afrojnë qëndrimet për kontroll shtesë të Listës zgjedhore. Në përputhje me qëndrimet e partive politike KSHZ do t’i qaset metodës për pastrimin e Listës zgjedhore. Pajtohem se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm dhe në funksion të institucioneve. Për regjistrim të popullsisë duhet konsensus politik, me qëllim që ky projekt të jetë kredibil, sepse mospajtimet që do të mund të dilnin nga rezultati nuk shkojnë në favor tonin. Kështu që do të tentojmë ta plotësojmë kushtin e parë, konsensusin politik, për regjistrim kredibil”, është përgjigjur kryeministri Dimitriev.

Pas përgjigjes së kryeministrit deputetja u shpreh e pakënaqur me përgjigjen që mori.

“Nuk jam e kënaqur me përgjigjen unë parashtrova tre pyetje konkrete: Pse te mos e dimë sa jemi? Pse regjistrimi i popullsisë nga viti 2011 nuk pati sukses dhe kur duhet të fillojë procesi i regjistrimit? Nga përgjigjja juaj shihet qartë se partitë politike e kanë në dorë Listën zgjedhore. Është obligim i juaji të organizoni regjistrimin e popullsisë, ndërsa ju po ikni” tha Gërçeva.

The post Ja pse nuk ka regjistrim të popullsisë në Maqedoni appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img