25,12,2024

Ja kur do të jetë e gatshme për qarkullim autostrada nga fshati Bibaj deri në Prishtinë

Must Read

02.12.2017. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimaj, inspektuan punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e Autostradës „Arbër Xhaferi“.

Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj pa nga afër realizimin e punimeve në këtë autotradë.
Lidhur me punimet që janë duke kryer, ministrin e njoftoi drejtori i këtij projekti, të kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari.

Pas vizitës që i bëri komplet Autostradës, në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Ne sot me bashkëpunëtor vizituam autostradën që është më kryesorja dhe është projekt nacional. Mund të them se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, që ky projekt të përfundoi me 31 dhjetor 2018. Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundoi gjysmë segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj.

Unë e falënderoi kompaninë „Bechtel& Enka“, e sidomos drejtorin që me të vërtetë ka qenë i përkushtuar që atë që e kemi diskutuar para dy muajve, do të përfundoi ky segment dhe do të krijohet një qasje më e lehtë dhe për lëvizjen e qytetarëve. Momentalisht gjendemi në urën më të gjatë të rajonit, me një gjatësi prej 5.7 kilometrash. Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani“.

Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Alkhazjari theksoi: “E falënderoi ministrin Lekaj, për vizitën e sotme që i bëri këtij projekti. Është nder për ne që ta kemi ministrin për të parë punimet që janë arritur. Me ministrin Lekaj biseduam edhe për pjesën më sfiduese të këtij projekti që është ndërtimi i urave më të gjata në këtë seksion, sidomos pas reshjeve të fundit“.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img