04,10,2024

Ja kujdesi i institucioneve për luftën e UÇK-së

Must Read

Në shkrimin e datës 18.07.2016, ku pasqyrova kujdesin institucional dhe zyrtarëve komunal, ndaj luftës së Lavdishme të UÇK-së në Ferizaj, u tha se gjërat po ekzagjerohen, e ky reagim po bëhet për inate personale, gjë e cila nuk është e vërtet dhe nuk ka gjëra personale, e besa as ndikime politike, por për ju qytetarë të nderuar të Ferizajt, për ju Familjar të Dëshmorëve të Kombit, ju Invalid të Luftës së UÇK-së që latë gjymtyrët nëpër beteja, ju Veteranë të nderuar që me mundin e djersën e juaj sollët lirin e vendit, sigurisht të përkrahur edhe nga miqtë ndërkombëtarë, ofrova një dëshmi mbi kujdesin institucional në komunën e Ferizajt. Kjo vlerë që në ditë të veçanta mbrohet e promovohet, sigurisht në kohë votash kur flitet e përflitet e ngritet në kupën e qiellit, pas përfundimit të tyre harrohen heroizmat që i potenconin dikur, abuzohet e nënçmohet çdo herë nga zyrtarët komunal.

Pas demolimit të fotografive që mbaheshin në depot e Qendrës së Kulturës, të cilat tani po thuaj se të gjitha janë demoluar, radha i erdhi muzeut të qytetit, më saktësisht sektorit të relikteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilin sektorë pasqyrohej një shëmti, për të cilën nga zyrtarët e kulturës, më saktësisht nga zyrtari i muzeut u konsiderua tendencioze dhe e pabazë, pasi që pas publikimit të shkrimit në portalin zyrtarë, me datën 19.07.2016, ishin rregulluar ato relikte të shenjta dhe nuk e kishin shëmtinë që kishin për disa ditë me radhë, në mesin e të cilëve kishte edhe uniforma të Dëshmorëve të Kombit, e gjëra të tjera të rëndësishme për ta prezantuar këtë periudhë të lavdishme të UÇK-së.
Po nga ky zyrtarë i muzeut, u potencua se jemi në stinorin e verës dhe ka pak vizitorë, e që në fakt kjo ishte mbulesa e tij e papërgjegjshme, sepse këto relikte duhet ruajtur e kujdesur për ato në vazhdimësi. Ky zyrtarë i muzeut harron se tani po bëhen gati për ditët e mërgatës në komunën e Ferizajt, që është bërë po thuaj se tradicional, të cilët mërgimtarët nuk hezitojnë që ta vizitojnë herë pas here, për të parë nga afër ndryshimet dhe risit që sjellë muzeu për vizitorë, e sigurisht që do të dilnin të zhgënjyer nga aty, pasi që zyrtari i muzeut nuk ndjenë dhimbje, por që nuk ka as krenari për këtë periudhë të artë të UÇK-së. Ky zyrtar si duket harron se mërgata ishte promotori i përkrahjes së Luftës së UÇK-së.

Nejse. Ta tejkalojmë të djeshmen dhe të shohim të sotmen.

13817003_10208805369166047_757610097_n

Provokimi i radhës, pa dashje, apo qëllim keq, nuk dua të paragjykoj!
Sot gjatë një vizite në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Flamuri Kombëtarë, për të cilin u derdhë shumë gjak, e u shuan shumë jetëra njerëzish të devotshëm për liri, është i vendosur në mënyrë jo të rregullt. Koka e shqiponjës në Flamurin Kombëtarë është më kokë poshtë. Sikur kjo dukuri të ndodhte në vendet me civilizim, do të konsiderohej përbuzje dhe tradhti, do të akuzoheshin njerëzit për vepër penale dhe antikombëtarë, për të cilën autori do të dilte para gjyqit, e do të merrte dënimin e merituar, ndërsa te neve, këto gjëra tejkalohen me lehtësi, pa asnjë zhurmë, pasi që siç duket edhe vetë institucioneve nuk ju bënë përshtypje kjo periudhë.
Edhe kjo letër e sotme, sikur ajo e djeshmja, janë të drejtuara ekskluzivisht ndaj zyrtarëve komunalë, e në veçanti ndaj kryetarit të komunës z.Muharrem Sfarqa dhe varësit të tij, drejtorit për kulturë z. Naim Feratit, që pjesën e bukur të UÇK-së, ta shohin me dashuri, me një vështrim më të kujdesshëm sepse edhe ata janë vetë në këtë histori. Ta admirojnë atë periudhë, pavarësisht se ku ndodheshin në atë kohë e me çfarë merreshin, të ndjehen krenar me heroizmin e kësaj lufte sepse ishin aty, të mos ngacmohen plagët e luftës sepse ato ende janë të hapura dhe kullojnë gjak.

Sekretar i OVL-UÇK-së
19.07.2016
Nexhat Shahini
Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img