Qendra Sizmologjike Evropiane ka njoftuar se në tre kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni, ka ndodhur një dridhje e tokës me magnitudë 5.0 në ora 15:10 minuta, transmeton lajmi.net
Po e njëjta Qendër, njofton se 4 minuta më vonë ka ndodhur edhe një dridhje tjetër me magnitudë më të vogël, 2.9 shkallë, por shumë më afër Shkupit, rreth 2 kilometra.
Në uebfaqen e cila regjistron tërmetet në të gjithë botën, shkruan se Prishtina u godit nga dy tërmete. Mirëpo, këto dridhje në Prishtinë kanë ardhur si pasojë e tërmetit në Shkup. Në Prishtinë, shkalla e dridhjes llogaritet të ketë qenë 2.9 shkallë të Rihterit.
Para rreth një orësh një tërmet i shkallës 5.3 kishte goditur zonën Çair, 5 kilometra larg Shkupit në Maqedoni. /Lajmi.net/