28,04,2024

Ja kë do ta përkrahë Vetëvendosja në Ferizaj

Must Read

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partitë dhe kandidatët tashmë kanë filluar të mendojnë për koalicionet dhe marrëveshjet me partitë tjera nëpër komuna, para balotazhit të 19 nëntorit, shkruan Gazeta Metro.

Një ndër qytetet me rezultatin më të ngushtë nga zgjedhjet e 22 tetorit është Ferizaj, ku kandidati i PDK’së, Agim Aliu, ka fituar raundin e parë me 39.16 përqind të votave, apo vetëm 4 mijë vota më shumë se Muharrem Svarqa i LDK’së. Përafërsisht i njëjtë është edhe ndryshimi në rezultat në mes të Svarqës dhe Faton Topallit nga Vetëvendosje, që ka përfunduar i treti me 10 mijë e 604 vota.

Topalli, i kontaktuar nga Gazeta Metro, ka thënë që Vetëvendosja ende nuk ka vendosur se kë do ta përkrahë në balotazh, teksa ka shtuar që ky vendim i takon strukturave të partisë.

“Jemi duke diskutuar brenda lëvizjes cili do të jetë qëndimi jonë i përbashkët sa i përket balotazhit. Deri tash nuk kemi sjellë një vendim”, ka thënë Topalli, duke shtuar që vendimi se kë do ta përkrahë VV’ja në Ferizaj i takon strukturës ku bën pjesë edhe ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img