18,11,2024

Ja çfarë e dëmton më së shumti baterinë e iPhone

Must Read

Telefoni më i njohur botëror iPhone ka një numër të madh të përparësive ndaj konkurrentëve, por ka edhe një të metë të madhe në formën e baterisë, e cila shpenzohet shumë shpejt dhe si e tillë duhet zëvendësuar.

Gabimet më të mëdha ndodhin te mbushja, ku janë pesë arsye kryesore të këtij problemi:

1. Mbushja deri në fund

Ekspertët thonë se më së miri është që mbushja e baterisë të jetë gjithmonë ndërmjet 30 dhe 70 për qind, dhe të mos mbushet deri në 100 për qind.

2. Mos pritni të shpenzohet deri në fund

Gjëja më e mençur është kur telefoni juaj arrin në 20 për qind ta vendosni për t’u mbushur. Një herë në dy muaj sugjerohet që të lejohet zbrazja e plotë e baterisë, në mënyrë që ajo të funksionojë serish si duhet.

3. Temperatura e baterisë

Temperatura ka ndikim të madh në bateri, andaj gjithmonë telefonin duhet mbajtur në temperatura stabile, pasi në këtë mënyrë bateria dëmtohet më pak.

4. Vendosja në këllëf derisa mbushet

Kjo është edhe një mënyrë që ndikon në ngritjen e temperaturës së baterisë, e cila dëmtohet. Për këtë arsye para mbushjes iPhone më së miri është që të lihet jashtë këllëfit.

5. Zgjedhja e gabuar e mbushësit

Mbushësi jo origjinal mund të shkaktojë probleme me bateri, por edhe në mbushjen e saj, andaj sugjerohet të përdoren mbushësit origjinalë që vijnë në paketim me iPhone.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img