Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se më e rëndësishme është të flitet për murin në Mitrovicë, sesa për fyrjet.
“Askush nuk është normal kush pajtohet me gjuhën e përdorur. Le të qohet kryeministri të tregon kujt i ka thënë gomar, çurë e gjel. Nëse një gjuhë fyese, përdoret ndaj kujdoqoft, duhet të distancohemi, por jo të keqpërdoret foltorja”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka thënë se kërkim falja duhet të nis nga PDK-ja, pasi sipas saj, kryetari i PDK-së, Veseli ka fyer disa herë koleget e Kuvendit./Lajmi.net/
.