27,07,2024

Ivanov: Maqedonia rrezikohet nga sulme terroriste

Must Read
George Ivanov, president i Maqedonisë

Ai ka thënë se as Maqedonia nuk mund të jetë imunë para kërcënimve nga migrimi ilegal. Ivanov po ashtu ka vlerësuar se shteti i tij, në mënyrë të suksesshme është përballur me refugjatët.

“Shumica nuk pret që një territor kaq i vogël si Maqedonia të jetë imun dhe e fortë para kërcënimeve nga migrimi ilegal. Megjithatë, në mënyrë të suksesshme ne u përballëm me grupin e parë të refugjatëve. Treguam se kemi Armatë dhe polici që mund ta ruajnë kufirin. Dolëm në fund edhe me kërcënimet e sigurisë nga ekstremizmi i rritur dhe terrorizmi. Penguam masakra dhe gjakderdhje që e pamë gjithandej në botë. Për këtë arsye, përsëri dua që të shpreh një falënderim të madh ndaj forcave tona të sigurimit dhe shërbimeve për profesionalizmin dhe përkushtimin. Ata ditë e natë e ruajnë sigurinë tonë dhe të fëmijëve tanë. Si shtet ne duhet që të mësohemi të jetojmë dhe funksionojmë në një realitet të tillë. Në kushte të tilla të përbëra, më shumë se kurrë më parë ne duhet që të jemi të bashkuar dhe një”, deklaroi Ivanov, transmeton Alsat M.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img