06,05,2024

Iu gjet drogë dhe arma me 11 fishekë, arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj

Must Read

Një person është arrestuar të mërkurën pasdite në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, pasi policia i ka gjetur një paketim letre me marihuanë.

Sipas policisë, i dyshuari është L.K 19-vjeçar.

Me datën 03.01.2024 rreth orës 17:30 policët e stacionit në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ në Ferizaj kanë ndaluar personin të dyshuar L.K (M/K) i moshës 19 vjeçar, tek i cili është gjetur një paketim letre me substancë të narkotikëve, të marihuanës”, thuhet në komunikatën për media.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 11 fishekë.

Ndërsa, në oborr janë gjetur edhe dy qese të substancës narkotike me marihuanë, me peshë gjithsej 20.80 gram, dy mulli për bluarje dhe një pako letra për mbështjellje të marihuanës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, bëhet e ditur më tej në njoftim. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img