28,04,2024

Itali, vritet në sy të bashkëshortes 37-vjeçari shqiptar

Must Read
Vendi i ngjarjes

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Carpeneda të Vobarnos, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i të ndjerit.

Mediat italiane raportojnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në pallatin ku ai banonte, në rrugën “Prada”.

Të pranishëm në vendngjarje, gjatë konfliktit mes autorit dhe viktimës, ishin edhe bashkëshortja e viktimës së bashku me vëllanë e saj. Bashkëshortja pësoi një gjendje shoku pas ngjarjes tragjike.

Ajo së bashku me vëllanë e saj po merren në pyetje nga policia italiane në cilësinë e dëshmitarëve. Mësohet se 37-vjeçari nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe punonte si punëtor krahu në Itali.

The post Itali, vritet në sy të bashkëshortes 37-vjeçari shqiptar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img