27,04,2024

Itali, vajza shqiptare denoncoi babanë se e përdhunonte

Must Read

Mediat italiane raportojnë se historia e abuzimit nisi në fillim të viteve 2000, kohë kur gjithë familja shkoi në Itali të bashkohej me kryefamiljarin. Aso kohe, vajza ishte vetëm 8-vjeç. Babai, sot 45 vjeçar, (emri i tij nuk bëhet i ditur) nisi abuzimin seksual me vajzën. Sipas rrëfimit të vetë vajzës, sot, studente 23-vjecare, para avokates së saj mbrojtëse Marina Magistrelli, babai e përdhunonte në mëngjes, para se ajo të nisej për në shkollë.

Vajza ka treguar se përdhunimi ndodhte një ditë po e një ditë jo.  “Ai më kërcënonte, nëse tregon do të vras të parën nënën tënde, pastaj motrën, vëllanë e më pas do vras edhe veten”- ka thënë vajza.  Jo vetëm kaq, vajza ka thënë se është keqtrajtuar edhe dhunuar fizikisht. Sipas saj, ai e zinte me shkelma në bark, sipas tij, që të mos kishte mundësi të mbetej shtatzënë.

Gjatë gjithë viteve të tmerrit, familja nuk kishte asnjë dijeni, pasi vajza e kishte mbajtur gjithçka të fshehtë. Abuzimet morën fund vetëm në vitin 2011, kur vajza mbushi 18-vjeç, kohë kur ajo u largua nga shtëpia për të jetuar më vetë. Iu deshën pas kësaj, plot 4 vjet që të merrte guximin e të thyente heshtjen dhe të bënte denoncimin në polici.

Arrestimi i abuzuesit u bë në janar. Avokati mbrojtës i shqiptarit deklaroi se gjithçka ishte fryt i fantazisë së vajzës duke mohuar gjithçka lidhur me akuzat. Sipas babait, vajza e kishte sajuar gjithë këtë, pasi ai nuk kishte dashur më të kontribuonte financiarisht për vajzën, kur ajo u bë studente.

 

The post Itali, vajza shqiptare denoncoi babanë se e përdhunonte appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img