27,07,2024

Itali: Shqiptarja masakron djalin dhe hidhet nga kati i 8-të

Must Read

Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, në lagjen e populluar Barriera di Milano, raportojnë mediat lokale, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare.

Fëmija u transportua në spitalin pediatrik ” Regina Margherita” me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA, transmeton albeu.

Aktualisht, vogëlushi është në sallën e operacionit. Raportohet se gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën. Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër.

Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, burri italian i ka kërkuar të ndahen gruas shqiptare, dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes së rëndë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img