10,09,2025

Itali, kapen me dy tonë hashash, arrestohen 5 shqiptarë

Must Read

Ishin duke shkarkuar rreth dy tonë drogë të dyshuar të llojit marijuanë nga një gomone, me të cilën kishin kaluar përmes Adriatikut, por 5 shqiptarët kanë rënë gjatë natës prè e policisë në “Foce del Metauro”, e konsideruar prej tyre si një gji i sigurt.

Megjithatë, ata nuk e dinin se aty nuk po i prisnin pjesëtarët e tjerë që do të merrnin sasinë e drogës, por forcat e policisë së Komisariatit të Fanos, së bashku me përforcime të ardhura nga Kuestura e Pezaros dhe ajo e Ankonës.

Operacioni është lançuar në momentin kur trafikantët ishin fshehur nën urën hekurudhore, ku do të zhvillonin edhe procesin e shkarkimit të tonelatave të drogës. E teksa panë se ishin të zbuluar përballë forcave policore, ata kanë tentuar të arratisen, por janë bllokuar nga agjentë, të cilët i kanë arrestuar në flagrancë.

Kjo është hera e parë, theksojnë mediat italiane, që brigjet e vendit fqinj janë bërë dëshmitarë të një trafiku të këtyre përmasave të drogës. Mjeti lundrues ishte një skaf prej 8 metrash gjatësi dhe me dy motorë jashtë bordit të tij, për çmontimin e të cilëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Fanos.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img