Xhihadistët e duan Joana Palannin 23 vjeçare, të vrarë ose skllave seksi.
Palanni ishte njëra nga snajperistet më të njohura kundër ISIS-it, shprehet e dëshpëruar dhe me frikë për të ardhmen e saj, pasi veç rrezikut që i vije nga xhihadistët, ajo rrezikon që të dënohet me burg edhe nga shteti danez për pjesëmarrje në luftë në Siri.
“Unë kam qenë e gatshme për të dhënë jetën time dhe lirinë time, për të ndaluar avancimin e ISIS-it, në mënyrë që të gjithë në Evropë të jenë të sigurt. Kjo ishte zgjedhja ime. Por unë tani shihem si terroriste nga ana e vendin tim”, ka thënë ajo.