30,04,2024

Ishulli i vogël më i populluar në botë, pranë ishullit të madh pa asnjë banor! (Foto/Video)

Must Read

Ishulli Migingo është i vogël, por një vend i dëshirueshëm për shumëkënd.

Ky ishull i vogël ndodhet në mes të liqenit Viktoria, liqenit më të madh në Afrikë, i cili është edhe liqeni më i madh tropikal në botë i pozicionuar në mes të Kenisë dhe Ugandës.

Migingo shtrihet në veç dymijë metra katrorë (0.2 hektarë, që është gjysma e një fushe futbolli), por në të jetojnë njëmijë njerëz. Në bazë të regjistrimit të fundit të vitit 2009, aty zyrtarisht janë 131 banorë, por situata është e krejt ndryshe nga kjo.
Për historinë e ishullit ka rrëfime të ndryshme. Disa thonë se në vitin 1991 aty erdhën dy peshkatarë kenianë, Tembo dhe George Kibebe, që u ndoqën nga të tjerët, sepse ky rajon është i pasur me peshq, shkruan Oddity Central. Deri në ardhjen e tyre, ishulli ishte plot gjelbërim dhe i mbushur me zogj dhe gjarpërinj.

Pas tyre aty shkuan edhe 60 peshkatarë kur dëgjojnë se vendi ka plot sharmakë të kërkuar të Nilit. Me kalimin e kohës aty erdhën çdo herë e më shumë njerëz, kështu që në Migingo sot janë pesë bare, ka sallon bukurie, farmaci dhe disa hotele.Çdo mëngjes peshkatarët dalin nga ishulli me 100 varka në det për të sjell peshqit të cilët menjëherë eksportohen në Keni.Edhe pse Migingo teknikisht i takon Kenisë, Uganda pretendon se peshkatarët po peshkojnë në territorin e saj, për çka më 2000 ka dërguar ushtarët për të dëbuar banorët dhe për ta marrë vendin nën kontroll.

Vitin e kaluar është arritur një marrëveshje, sipas së cilës të dy shtetet do të mbledhin taksat me ndihmën e ushtarëve, të cilët do t’i mbrojnë ata edhe nga piratët.

Pranë Migingos është një tjetër ishull, 200 metra larg, por tërësisht i pabanuar, i quajtur Usingu. Sipas legjendave, aty jeton një demon, prandaj peshkatarët nuk duan as të shkojnë e as të jetojnë aty.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img