22,06,2024

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa: Nxënësit nuk po i shohin me respekt të njëjtë mësimdhënësit

Must Read

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka folur rreth pasojave për nxënësit, që edhe pse ka filluar viti i ri shkollor, sipas tij efektet negative të grevës nuk mund të shmangen për një kohë të gjatë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Mustafa thotë se gjatë një muaji grevë fëmijët kanë qenë shumë të ekspozuar në ekranet televizive, ku edhe kanë dëgjuar deklarata të ndryshme rreth mësimdhënësve të tyre.

Sipas Mustafës, kjo ndikon që nxënësit të mos i shohin me respekt të njëjtë mësimdhënësit.

“Kur nuk fillon mësimi me 1 shtator, fëmijët interesohen se cilat janë arsyet. Gjatë këtij muaji grevë, fëmijët në Kosovë i janë ekspozuar debateve të ndryshme televizive, të cilat nuk kanë qenë edukuese. Pasojat më të mëdha që do të ndikojnë edhe në të ardhmen, është se nxënësit kanë dëgjuar deklarata të tilla nga të ashtuquajturit analista dhe intelektual, se mësuesit e tyre janë analfabetë dhe kjo ndikon që fëmijët mos të shohin mësimdhënësit e tyre, me respektin që e kanë pas”, thotë Mustafa.

Mustafa ka akuzuar edhe Qeverinë Kurti, përkatësisht Ministrinë e Arsimit ku sipas tij është marrë me inate që kishte me SBASHK-un dhe thotë se, betejën me këta të fundit, Qeveria e ka shndërruar në betejë personale.

“Kemi parë se nuk ka pas asnjë përpjekje nga ana e Qeverisë, për t’i orientuar prindërit se çfarë të bëjnë dhe çfarë t’i mësojnë fëmijët e tyre. Qeveria nuk ka qenë e vendosur që të zgjidh problemin , por është marrë me inate personale që ka pas me SBASHK-un dhe është munduar që me improvizime të largoj vëmendjen e grevës.

Edhe pse ka filluar viti i ri shkollor, ne po e shohim që prap po ndodh një sanksionim i panevojshëm ndaj mësimdhënësve, me ndaljen e pagave dhe kjo nënkupton që Qeveria këtë betejë me SBASHK-un, e ka shndërruar në betejë personale”, thotë Mustafa.Mustafa ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, që të fillojë një plan konkret për maturantët e këtij viti shkollor, sepse siç thotë ai janë pjesa më e prekur e kësaj greve.

“Pjesa më e vështirë do të jetë edhe për maturantët e këtij viti shkollor, Ministria e Arsimit duhet të nis një plan konkret se si të veprohet me maturantët, cilat janë njësitë që ata duhet t’i përforcojnë, në mënyrë që të jenë sa më shumë të përgatitur për maturën shtetërore”, përfundoi Mustafa për GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img