18,11,2024

Ish-punëtorët kërkojnë tendën

Must Read

ish-punetoret-620x410

Gjashtë ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj, kanë hapur ombrellat në vend të tendës në ditën e 682 ditë të krevës në sheshin “Skëndërbe”, në Prishtinë.
Ata nuk e kanë ndërmend të shkojnë në shtëpi, pavarësisht se policia një muaj më parë ua hoqi me dhunë tendën në të cilën po zhvillonin grevën.

“Policia ka ardh këtu edhe me dhunë na ka largu prej tende, secilin grevist krah për krahi, dy ka dy polic dhunshëm na kanë marrë e na kanë largu prej ktuhi. Do të thotë, me polici na kanë marrë, na kanë majt në stacion dy ditë edhe ni natë”, tregon për Gazetën Fjala, Ahmet Sylejmani, njëri nga antarët e Këshillit Grevist derisa qëndorn I ulur në një karrige në mes të sheshit.

Për tendën ku kanë qëndruar që dy vite, nuk kanë informacion se ku e kanë dërguar policia, ndërsa kjo e fundit nuk po I lejon të vendosin një të re.

Ata për më shumë se dy vite po kërkojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tu kompenzuar me rreth 35 milionë euro për kohën sa ishin larguar dhunshëm nga Fabrika e Gypave.

LEXO EDHE
Mustafa: Koalicion me AAK’në, ndoshta pas 2018’ës
Por, as sa ishin në tend e as tani sa janë në qiell të hapur askush nga zyrtarët e Qevrisë së Kosovës, thonë ata, nuk I ka vizituar.

“Qeveritarët veq kalimthi na kapërcejn qiknej, se zyrtarisht kërkush nuk na ka takue, as kryet ka na se kthejnë as me na përshëndet. Isa qiknej parni i bjen po sna përshëndet, se ai din mirë me ju ik obligimeve edhe Hashim Thaçi, zv kryeministri e tash kryetari që u zgjedh duhet me i kry këto obligime ndaj nesh”, thotë puntori i gypave.

Megjithatë, këta ish punëtorë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Ose kanë me i kry këto vendime ose kemi me ngre padi, mvjen keq që dikush prej qeveritarëve ka me përfundu në burg”, thotë njëri nga ish puntorët.

Qëndrimin e tyre në ambient të hapur nuk e kanë fare të lehtë, as sa i përket anës shëndetësore, e as asaj materiale. Cdo natë largohen për tu kthyer të nesërmen në mëngjes pasi Policia, e cila sipas tyre duhet t’i siguroj nuk e bën një gjë të tillë./Gazeta Fjala/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img