15,11,2024

Ish-prokurorja nis shlyerjen e dënimit me burg

Must Read

Ish-prokurorja e krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku ka nisur shlyerjen e dënimit me burg për marrje ryshfeti.

Badivuku ishte dënuar më 5 prill të këtij viti nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë si dhe tre vjet të ndalimit të ushtrimit të profesionit. Ky dënim i ishte konfirmuar më 29 shtator nga Gjykata e Apelit.

Lajmin se Badivuku ka filluar vuajtjen e dënimit, për KALLXO.com e konfirmuan zyrtarja për informim në Gjykatën në Prishtinë Mirlinda Gashi si dhe Ramë Dreshaj, avokati mbrojtës i ish-prokurores.

“E dënuara V.B gjendet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit,” tha Gashi për KALLXO.com.

Ajo tregoi se ish-prokurorja e kishte paraqitur një kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, e cila sipas Gashit u refuzua nga gjykata.

Avokati Ramë Dreshaj tha për KALLXO.com se kërkesa e ish-prokurores Badivuku duhej të miratohej nga gjykata.

“Kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit i është mohuar nga gjykata themelore dhe ajo e apelit,  të cilët nuk kanë marrë parasysh provat mjekësore se bashkëshorti i saj urgjentisht është dashur të operohet dhe kishte nevojë për të,” tha Dreshaj me anë të telefonit.

Idriz Kelmendi, I akuzuari i dytë në procesin me ish-prokuroren Badivuku ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa Isak Smakolli më 5 prill u gjobit me 3 mijë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurorja Badivuku në periudhën kohore maj – gusht 2015 në cilësinë e prokurores  së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës për të përfituar për vete ka kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, Badivuku në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër Idriz Kelmendi, ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10 mijë eurove përmes Idriz Kelmendit.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img