17,11,2024

Ish-ministri i Tregtisë jep dorëheqje nga Nisma

Must Read

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Bajram Hasani, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet në këtë subjekt politik.

Në një postim në Facebook, Hasani ka thënë se bashkëpartiakët e tij, duke mos i përmendur me emra, “ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja”.

“Prej themelimit të NISMA-s kam qenë tejet aktiv në të gjitha aktivitetet që kanë pasur të bëjnë me rritjen, shtrirjen dhe promovimin e kësaj partie që bashkë me miq e ndërtuam me shumë mund e punë. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam kursyer asgjë as financiarisht që ky subjekt të jetë ku është sot”, ka shkruar ai, duke theksuar më tej se “ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, të vështirë e plot sfida, ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja”.

“Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi. Prandaj rrugët tona u ndanë”, ka thënë Hasani në këtë postim, raporton Koha.net.

Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës, duke mos treguar se në cilin subjekt do të aderojë apo nëse do të vazhdojë si i pavarur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img