06,05,2024

Ish-kreu i Eulex në Kosovë, ambasador i OSBE-së në Tiranë

Must Read

OSBE njofton se ka emëruar si ambasador të sajin në Shqipëri, diplomatin gjerman, Bernd Borchardt. Kreu i ri i Prezencës së OSBE-së, Bochardt pritet të nisë në shtator detyrën e tij. Njoftimi për emërimin e tij në këtë detyre të re është bërë nga vetë zyra e OSBE-së në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruhej se “kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë emërimin e Amb. Bernd Borchardt si Shef i Prezencës. Të çojmë përpara bashkëpunimin me Shqipërinë”. Tashmë ai rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Më parë Borchardt ka qenë ambasador i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, përgjatë viteve 2007-2010. Por, 61 vjeçari Borchardt ka qenë shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, gjatë vitit 2012.

BerndMisioni i BE-së, Eulex është krijuar specifikisht për të ndihmuar institucionet e Prishtinës zyrtare për një drejtësi efektive të bazuar në sundimin e ligjit dhe të pavarur nga ndikimet politike. Eksperienca e tij në fushën e sundimit të ligjit, ku Eulex ka pasur kompetenca të veçanta në ndëshkimin e zyrtarëve të Kosovës për korrupsion, si dhe fakti që Shqipëria ndodhet përpara një reforme tepër të rëndësishme në këto 20 vitet e fundit, siç është ajo e reformës në drejtësi ka ndikuar fuqishëm tek zyra qendrore e OSBE-së në Vjenë për ta caktuar diplomatin gjerman, me një karrierë të pasur, si përfaqësues të saj në Shqipëri. Përveç eksperiencës prej diplomati karriere Borchardt pritet të sjellë edhe eksperiencën me të cilën ka drejtuar EULEX pasi Shqipëria ka pak a shumë një model të ngjashëm me të në sistemin e drejtësisë.

Procesi i Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri do të monitorohet nga ndërkombëtarët, ku peshën kryesore e Bashkimi Europian dhe SHBA. Ky proces që pritet të startojë pas miratimit të shtatë ligjeve bazë të drejtësisë pritet të rrisë rolin e organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç është edhe OSBE-ja. Ndërsa siç është e ditur drejtimi i OSBE-së mbahet deri në fund të këtij viti nga ana e Gjermanisë. Kjo mbase ka ndikuar që në krye të misionit të OSBE në Shqipëri të caktohet një diplomat karriere si Borchardt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img