Ato kanë thënë se i vetmi person me të cilin kishin konflikt është Oltjan Murataj, person ky ende i në kërkim nga policia.
29 vjeçari Oltjan Murataj ka qenë i lidhur përreth një vit me 26 vjeçaren Anisa Ahmetaj.
Për shkak të problemeve me tyre, motra e Anisës, Amelina Ahmeti pedagoge në UBT ka ndikuar që çifti të ndahet.
Dyshohet se Oltjani është hakmarrë ndaj saj duke i djegur makinën.
Fatkeqësisht në këtë ngjarja nuk është djegur një makinë por 4 (3 të tjera të parkuara afër makinës së Amelinës).
Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re.
Sakaq mësohet se Anisa Ahmetaj ka kërkuar urdhër-mbrojtje në polici.
Ajo është shprehur se ka frikë nga djali me të cilin kishte bashkëjetuar, pasi disa herë e kishte kërcënaur përpara se tu vinte flakën makinave.
The post Ish-i fejuari i dogji makinat, 26-vjeçarja kërkon mbrojtje appeared first on Lajminet.