04,05,2024

Isa Mustafa viziton Ferizajn, u premtonë lehtësira bizneseve, nëse LDK udhëheq me Ferizajn

Must Read

Ferizaj.02.11.2017. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës akademik Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili është kandidat nga dega e LDK-së për balotazhin e 19 nëntorit ka vizituar sot dy biznese të suksesshme në Ferizaj me ç’rast ka inkurajuar pronarët e tyre për një zhvillim sa më të hovshëm të vëprimtarisë së tyre.

Gjatë këtyre takimeve që pati me pronarët e Fabirkës së bukës e cila ëhstë një tregim suksesi i privatizimit në Ferizaj si dhe kompanisë “Fer Plast” në këtë qytet akademik Isa Mustafa u zotua se politikat e LDK-së për zhvillimin ekonomik do të zbatohen në shumicën e komunave fituese të kësaj partie.
Ai u shpreh i bindur se pas balotazhit edhe Ferizaj do të ngadhnjejë me fitore dhe do t’i zbatoj projektet e LDK-së për zhvillim ekonomik të cilat janë vlerësuar si më të mirat deri më tani..
“Unë mendoj që LDK-ja do t’i përmbahet tërësisht premtimeve që u janë dhënë qytetarëve, por jam i bindur se kryetari do t’i kapërcej premtimet sepse do të realizoj edhe më shumë sesa ai ka premtuar. Është një mundësi shumë e madhe e zgjidhjes së problemeve infrastrukturore, zgjidhjeve të problemeve arsim, në shëndetësi, do të zgjidhet çështja e Spitalit që prej kohësh është prolonguar për shkak të procedurave tenderuese. Pavarësisht nivelit qendror kujtoj që komunat i kanë të gjitha mundësitë për të qeverisë me mjete dhe fonde të qeverisë dhe institucionet e jashtme ndërkombëtare. Përndryshe ne ende nuk kemi bërë analiza për rezultatin zgjedhor, sepse është një kohë mjaftë e shkurtë dhe po presim se çfarë po ndodhë tani. Mirëpo ne konsiderojmë se ky është një rezultat i mirë. Ne do të dëshironim të dalim të parët dhe ta kishim kry në raundin e parë, mirëpo është konkurrencë e madhe ne Ferizaj, por megjithatë në një gjendje të tillë ne kemi fituar edhe në zgjedhjet e kaluara, kështu që mendoj se qytetarët e kësaj komune do të jenë koishent që do të dinë se kujt do t’ia japin votën”, tha akademik Isa Mustafa.
Ndërkaq, kryetari I degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, dekalaroi se se gjatë mandatit të tij qeverisës u është kushtuar rëndësi e veçantë lehtësirave për bizneset. Shpjegoi se se prioritet i tij edhe më tutje do të jetë zhvillimi ekonomik.
“Unë jam i kënaqur që ne kemi pas mundësinë që të bashkëpunojmë me të gjitha bizneset e komunës së Ferizajt dhe sidomos gjatë mandatit sa Isa Mustafa ishte kryeministër. Ai Ferizajn e ka radhitur ndër agjendat kryesore dhe përmes përfitimeve që kemi pasur përmes investimeve kapitale kemi ndikuar në mënyrë indirekte dhe direkte në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik për çka ne do të punojmë edhe në të ardhmen edhe përmes formave të ndryshme të nxitjes së këtij zhvillimi, edhe përmes përkrahjes së subvencionimit të kamatave, që tashmë veeç kemi filluar ta praktikojmë me disa fermerë. Hapat drejt një zhvillimi më të mirë ekonomik do të jenë më të shpejtë dhe të sigurtë. Planet e projektet do të vazhdojnë mbarë ashtu siç kanë nisur”, tha kryetari Svarqa gjatë këtyre takimeve.
Pas bizneseve kreu i LDK-së Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një takim të përzemërt me strukturat e degës së LDK-së dhe anëtarsisë e gjerë. Edhe në këtë takim u tha se fryma e fitores tashmë po ndjehet kudo në nëndegët dhe në popullatën e Ferizajt
Ai me këtë rast tha se se partia që ai udhëheq do t’i jap mbështetje të madhe kandidatit të LDK-së në Ferizaj për ta fituar pushtetin local ngase vetëm Muharrem Svarqa e din më së miri frymimin e këtij qyteti dhe të kësaj popullate.
Gjatë këtyre takimeve në Ferizaj ishte edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri i cili po konsiderohet si një model i fitores.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img