10,09,2025

Isa Mustafa në veri – Serbët ndërpresin bashkëpunimin me KFOR-in

Must Read
Isa Mustafa në veri

“Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it I cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit, transmeton Tanjug.

Sipas tyre, KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar vijën e hollë që e ndan nga okupatori, sepse sipas tyre, në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti, transmeton lajmi.net.

“Duke lënë anash politikën, KFOR-i e ka rrënuar kredibilitetin e tij te populli serb në veri”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, popullit në veri të Kosovës nuk mundet askush që me armë t’ia imponojë realitetin politik. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img