18,11,2024

Isa Haxhiu: Letër e hapur, miqve të Vetëvendosjes !

Must Read

Po i jap vetës të drejtë t u drejtohem në këtë mënyrë duke e konsideruar veten një mik të juajin, jo pse u njoh personalisht ( madje shumë pak nga ju, u njoh për së afërmi , apo jemi takuar), por pse si parti, keni ideale dhe synime përafërsisht të njëjta me ato, me të cilat identifikohem unë.

Është mu lufta juaj jashtëparlamentare e brenda parlamentare , për të gjitha kauzat e mëdha e jetike për bërjen dhe mëkëmbjen e shtetit të Kosovës, në këmbë të drejta e të forta, lufta e juaj e drejtë dhe e pa kompromis, me mjete ligjore e “antiligjore”, që ju të jeni partia më e votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe këto komunale, ndaj keni fituar jo vetëm simpatinë e gjithë atyre që janë me ju , por edhe shumë të tjerëve që gjenden në listat e partive tjera, por që shpirtërisht janë me ju , pikërisht për kauzën që ideoni, përfaqësoni dhe luftoni.
I vetëdijshëm se kjo letër imja ndoshta edhe nuk është diçka e madhe, e ndjej vetën përgjegjës të prononcohem lidhur me “gafën” e deputetes Aida Derguti, nga një “SMS” të shkruar në Vajber, drejtuar njërit nga deputetët tuaj, që ka dalë të jetë Dardan Molliqaj , një nga luftëtarët e denjë të kauzës suaj dhe tonës. Pra , po e quaj një “gafë” dhe asgjë tjetër, sepse edhe vetë Aida Dërguti, është njëra nga shumë gratë e denja të kauzës së Vetëvendosjes !, por jo edhe vetëm të saj. Ju e patë se me çfarë smire dhe dashakeqësie u sulën portalet partiake dhe disa nga smirëzinjtë tjerë që përfaqësojnë parti, ide dhe kauza tjera dhe, që gjithçka që bëjnë , e bëjnë për interesa individuale, partiake e klanore , në dëm të shtetbërjes së Kosovës. Të yshtur nga të “mëdhenjtë” e tyre, të cilët rrinë nën hije dhe fërkojnë duar e fryjnë bulqitë për t i fryrë në “gafeje” të tillë, të deputetes Dërguti, ata mezi presin që të ndodh ndonjë përplasje më e madhe , ose për qejfin dhe midenë e tyre , bëje zot , një ndarje e Vetëvendosjes, në “stalinistët” që për një fjalë goje të përjashtojnë nga partia dhe në “ të moderuarit” të cilët janë kundër tyre, por që kanë heshtur deri tash , për shkak të frikës nga “neostalinistët” e Vetëvendosjes!. Ata mezi presin që të bie ndonjë kokë turku për një “ fyerje” që iu bë liderit të Vetëvendosjes! , që për smirëzinjtë e Vetëvendosjes !, përfaqëson një “Stalin” të ri, ndonëse thellësisht e dinë se ai nuk është i tillë dhe përfaqëson pjesën më të mirë që ka Kosova, bashkë me djemtë dhe vajzat e denja të Lëvizjes Vetëvendosje !, dhe jo vetëm të saj , për fat të mirë. Smirëzinjtë e Vetëvendosjes!, mezi kanë pritur dhe presin një shkëndijë, sado të vogël , qoftë edhe një “gafë” si kjo e deputetes Dërguti , që të fusin , sa më shumë pyka , në trupin e shëndoshë të Vetëvendosjes!, për ta çarë në dysh dhe për të mbjellë defetizëm e dëshpërim , jo vetëm te anëtarësia e gjerë e Vetëvendosjes !, por te të gjitha ata njerëz të shumtë ,që sytë i kanë të drejtuar nga ju dhe presim “shpëtimin” nga kthetrat e kapësve dhe zhvatësve të Kosovës, vetëm nga ju dhe kauza e lufta që përfaqësoni ju.

Fundja , ju tashmë e dini dhe besoj se nuk konsideroni se duhet krijuar e adhuruar një kult, qoftë ky edhe Albin Kurti, ideatori, strumbullari dhe luftëtari i denjë e i palëkundur i kauzës suaj dhe jo vetëm tuajes. Ata , smirëzinjtë dhe dashakqinjët, mezi presin që në vendimet dhe qëndrimet tuaja të jepni përshtypjen se Albin Kurtin, e keni ngritur, në nivelin e një kulti, në mënyrë që të gjuajnë sa më shumë drunj dhe gurë , mbi ju si një parti “ staliniste “ me një lider të madh e të hyjnueshëm, “alla stalin”, për ç’gjë ata mëtojnë dhe synojnë t i bindin anëtarësinë tuaj dhe gjithë të tjerët, jo të paktë, që i kanë në radhët e veta.

Besoj se ju dhe gjithë të tjerët, Albin Kurtin e konsideron vetëm si njeri, me të gjitha të mirat dhe gabimet e tija ( të mundshme) njerëzore, të denjë edhe për t u “ fyer” , ndonjëherë në një muhabet të një grupi më të vogël, kur komunikojnë jashtë vijave zyrtare dhe “publike”, por që portalistat, smirëzinjtë dhe gjithë ata që e konsiderojnë kundërshtar politik, fryjnë bulqitë deri në plasje, për ta shndërruar këtë “fyerje” , në diçka jashtënjerëzore, ndërkohë që të mëdhenjtë e tyre janë parë e dëgjuar duke u share me nënë e me motra, duke u grushtuar e rrahur me karrige dhe duke u munduar, që të gjitha këto, t i minimizojnë si diçka të kudondodhur, madje edhe si gjest demokratik!
Unë besoj se këtë gafë, te deputetes tuaj, do ta tejkaloni dhe do ta harroni , pa ndonjë plasaritje në radhët tuaja, sepse atëherë dëshpërimi dhe humbja e shpresës do të jetë pambarimisht e madhe dhe e pakompenzueshme, për të gjithë neve që shpresojmë në ju , se Kosovën do ta bëni ashtu siç dëshirojmë ne dhe gjithë brezat tjerë, duke mos e lënë dhe në udhëkryq , ku e kanë lënë elitat e deritashme pushtetare!
Miqësish juaji, Isa I. Haxhiu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img