26,11,2024

Ironitë e britanikëve me Shqipërinë, reagon Rama: Absurde, ne nuk jemi model për t’u ndjekur

Must Read

rama_1461621360-978632

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të ministrit britanik të Drejtësisë Michael Gove lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe ndjekjes së modelit ekonomik të Shqipërisë.

Në një shkrim të publikuar në revistën ‘The Times’, Rama thotë se Shqipëria nuk është një model që duhet të ndjekë Britania.

“Ndoshta ne duhet të kënaqemi që Shqipëria e vogël është bërë qendër e debatit të Britanisë për Evropën. Por kur pashë artikullin e Michael Gove-që sugjeroi se Britania mund të braktisë partneritetin e saj me Gjermaninë, Francën dhe vendet e tjera të BE-së dhe në vend të saj të hyjë në një partneritet jo evropian me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, reagimi im i menjëhershëm ishte: “A nuk është pak e çuditshme”, thotë Rama.

Më tej Kryeministri shprehet se është “absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë. Vendi im nuk është model që ta ndjekë Britania”, shprehet Rama për “The Times”.

Kryeministri i është drejtuar ministrit britanik të Drejtësisë duke i thënë se “është krejtësisht absurde që ta tërhiqni Shqipërinë në debatin e Britanisë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img