Instituti për Promovimin e Edukimit – IPEDU përmes Fondacionit Sollon nga Zvicra, sot i ka dhuruar disa makina për profilin e konfeksionit shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Makinat të cilat sot i janë dhuruar shkollës së Agrobiznesit kanë kompletuar pjesën e pajisjeve të domosdoshme për kryerjen e pjesës së praktikës për nxënësit e këtij drejtimi.
Me rastin e dorëzimit të këtyre pajisjeve i pranishëm ishte edhe i pari i IPDU-së, profesori Ramush Lekaj, i cili asnjëherënuk ka hezituar që të ndihmoj këta nxënës.
“Puna dhe përkushtimi i nxënësve për tu aftësuar për këtë drejtim si dhe mungesa e mjeteve të punës na ka shtyrë që tu dalim në ndihmë dhe këtyre nxënësve tu ofrojmë atë që kemi mundësi që sadopak këtyre nxënësve tu krijohen kushte që sa më mirë të përgatiten për profesionin e tyre” ka thënë Ramush Lekaj.
Mësimdhënësi i lëndëve profesionale në këtë drejtim, Nehat Braha ka falënderuar profesorin Ramush Lekaj për gatishmërinë për të ndihmuar këta nxënës dhe ndihmën për të kompletuar këtë kabinet të profilit të Konfeksionit.
“Me makinat të cilat na janë dhuruar sot, në një mënyrë po kompletohet një një cikël i makinave me të cilat besoj menjëhër pas pushimit dimëror mundë të fillojmë me përgatitjen e uniformavë për shkollën tonë. Falënderoj proferorin RamushLekaj, për gatishmërinë për të na ndihmuar , e i cili nuk është hera e parë që po na ndihmon” ka thënë Nehat Braha.
Kohë më parë nga IPEDU kjo shkollë ka pranuar edhe disa makina të çepjes përmes Fondacioni Solon nga Zvicra.
IPEDU që nga viti 2000, përmes Fondacionit Solonnga Zvicra ka ndarë edhe shumë bursa për nxënës dhe studentë. Ditë mëparë ka bërë publike edhe ndarjen e 33 bursavë për nxënës të shkollave të mesme të Ferizajt