14,05,2024

Investohen mbi 550 mijë euro në hapjen dhe asfaltimin e rrugë “Astrit Bytyqi”

Must Read

Komuna e Ferizajt ka arritur ta jetësojë përfundimisht hapjen dhe asfaltimin e rrugës “Astrit Bytyqi” e cila konsdierohet njëra ndër arteriet më të rëndësishme të Ferizajt.

Në fillimin e punimeve për asfaltimin e kësaj rrugë kryetari komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa u shpreh i lumtur që një projekt i hartuar para 30 vitesh që parashihte hapjen e kësaj rruge po zbatohet tani me një përpikmëri të lartë.

Ai deklaroi se projekti në fjalë është mjaft i rëndësishëm për banorët dhe bizneset e kësja ane, paraqet një pamje mjaft të mirë edhe për gjithë qytetin.

“ Sot me kënaqsinë më të rrallë po shikojmë asfaltimin e njërës nga rrugët më cilësore në qytetin tonë , rrugës “Astrit Bytyqi’ e cila ka qenë në të gjitha projketet urbanistike që nga viti 1986 por që asnjëherë nuk ka arritur të lidhet me pjesën tjetër ku njëra degë lidhet me magjistralen Prishtinë Ferizaj dhe tjetra lidhet me pjesën tek shkolla “Gjon Serreqi” për të dalë pastaj edhe në rrugën “Ahmet Kaçiku” . Jam shumë i lumtur që ne kemi gjet një kompromis me të gjithë këta bashkëpunëtorë , me të ciltët kemi biseduar gjatë , edhe me familjet që kushtimisht kanë pasur një lidhje emocionale me pasurinë e tyre të vlefshme.
Në veqanti me familjet e lagjes së Bajraktarëve kemi arritur një kompromis që të krijojmë mundësi për shpronësime dhe ta bëjëm këtë rrugë kështu në këtë drejtim. Kjo rrugë ka 7 metra gjerësi dhe ka shtigjet për këmbësorë ato për sht për bicikleta si dhe infrastrukturën nëntokësore e përfishrë me kanalzimet e nevojshme. Ruga që poa sfaltohet sot do të jejë një arterie tepër e rëndësishme e cila në një mënyrë do ta zëvendësojë e do ta lirojë rrugën “Vëllezërti Gërvalla” që shpie nga qyteti në segmetet e magjsitrales Prishtinë -Shkup.
Shpresoj se do të jetë e dhe më e qarkullueshme për shkak të mundësive më të mira për lëvizje të cilat i ofron. Ky projekt i ka kushtuar 550 mijë euro komunës së Ferizajt dhe bart edhe projektin e ndriqimit modern prandaj mund të shfrytëzohet edhe për shëtitore. Unë i përgëzoj dhe i falënderoj banorët për këtë rrugë , të gjithë ata që kanë liruar pronat e tyre përmes shpronësimeve në dobi të interest publik dhe të interesit qytetar. Jam i sigurt se me këto investime në zonat urbane po tregojmë përkushtim për të ndryshuar për të mirë cilësinë e e jetës së këtyre banorëve por edhe pamjen e vetë qytetit tonë.” dekalroi kryetari Svarqa me këtë rast.

Edhe banorët e kësaj asne shfaqën admirimin e tyre për realizimin e këtoj projekti të shumëpritur. Në mesin e tyre edhe mërgimtarë që kanë ardh për pushime thanë se po befasohen për të mirë me ndryshimet pozitive që po shohin në Ferizaj.

“Këtë rrugë ë mbaj mend para 30 vitesh kur vullnetarisht e patëm rregulluar, herët e kemi mendu kështu me u lidh me magjistarle por s’ka mund të realizohet . Unë jam një mërgimtar që po kaloj pushimet këtu e shoh se ndryshimet janë shumë të mëdha dhe pozitive, prandaj falënderoj pushtetin për këtë kujdes që po tregojnë , dëshiroj të vazhdojnë këto punë edhe më tutje” u shpreh Rexhep Kamenica njëri nga banorët e kësja ane.
Ndërkaq edhe Faruk Lipovica banor i kësaj pjese tha se jetësimi i projektit është nën dobi të një pjese të madhe të qytetarëve dhe banorët janë të kënaqur me angazhimin e komunës për të plotësuar infrastrukturën në përgjithsi në qytet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img