19,12,2024

Investime nga Katari në Gjirin e Lalzit, shkak i një vrasje dhe një rrahje brutale

Must Read
Gjiri i Lalzit

Policia thotë se ka nisur punën për kapjen e autorëve, që lëviznin me një mjet Touareg me targa të huaja. Biznesmeni është dërguar për mjekim në një spital privat në Tiranë, ku është vizituar nga disa ministra, si Ilir Beqja dhe Milva Ikonomi.

Por kush është Mitri?

Ai është administrator i një kompanie që do të investojë 180 milionë euro për një resort në Gjirin e Lalëzit. Investimi gjigand i Omnix Albania ka për pronar një investitor të fuqishëm nga Katari, të quajtur Jamal Abdulsalam Abu Issa.

Leja për projektin është dhënë në vitin 2013 nga qeveria e Sali Berishës. E përditshmja “Dita” shkruan se Gjiri i Lalëzit po vazhdon të ‘hajë’ koka njerëzish, duke iu referuar edhe vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Sipas gazetës, Konomi u vra pikërisht për një konflikt pronësie në këtë zonë. Gazeta shkruan se vetë Mitri është në një çështje gjyqësore për resortin e tij, në lidhje me pronësinë e tokës.

Pronari i një restoranti thuhet se pretendon se është pronar i tokës, për të cilën është vendosur duke theksuar se ajo është pronë e shtetit. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit dhe gazeta thotë se ka qenë kundër Mitrit dhe kompanisë së tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img