12,11,2025

Interi me vendim shokues për Icardin

Must Read

Prej kohësh ai ka një marrëdhënie të keqe më tifozët dhe kjo ka bërë që sëfundmi administratorët e Interit të mendojn që t’ja heqin shiritin e kapitenit, të paktën momentalisht, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Albeu.com.

Vendimi duket se pritet të merret pas publikimit të librit të tij autobiografik ku Icardi shkruante se ishte zënë më tifozët e Interit pas humbjes me Sasuolon në vitin e shkuar duke i acaruar mjaft marrëdhëniet me ta. Kur skuadra i kishte kërkuar që ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, Icardi shkruan në libër se kishte thënë: “Jam rritur në Argjentinë, në një nga lagjet me kriminalitet mjaft të lartë dhe me të vdekur rrugëve. Sa janë? Pesëdhjetë, njëqind, dyqind? Atëherë unë po marr 100 kriminelë nga Argjentina dhe i lë të vdekur në vend, pastaj ta shohin”.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënie e tyre të shkatërrohet si tifozët t’i shkojnë mbrëmjen e djeshme poshtë shtëpisë duke i shkruar një banderolë: Mauro, ne jemi këtu. Ku janë argjentinasit e tu?

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img