07,06,2025

Intensifikohen përgatitjet për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Must Read

Ky takim, ku ishin të pranishëm edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, ambasadori i Zvicrës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, Financave dhe Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe drejtuesit e agjencive e mekanizmave tjerë qeveritarë, kishte për qëllim koordinimin e përgatitjeve për funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Në këtë kontekst, u theksua nevoja e përshpejtimit të përgatitjeve me qëllim të kompletimit të bazës ligjore, përgatitjes administrative, teknike dhe infrastrukturore për shërbimet që do të ofrohen në kuadër të sigurimit shëndetësor.

Të pranishmit shprehën përkushtimin e tyre në finalizimin e këtyre punëve.

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar angazhim të shtuar nga ana e dikastereve qeveritare në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e Fondit, si dhe që të ngushtohet hendeku ndërmjet periudhës kur do të filloj mbledhja e premiumeve dhe fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar nevojën e përcaktimit paraprak të një pakoje të përballueshme të shërbimeve shëndetësore e cila do të ofrohet në kuadër të sigurimit shëndetësor, që do të garantonte shërbimet e parapara, do të rriste kualitetin e trajtimeve të ofruara shëndetësore, si dhe do të ndikonte në uljen e shpenzimeve të qytetarëve për shërbime shëndetësore. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Banorët e Manastircit alarmojnë: Shtyllat e dëmtuara të rrymës po rrezikojnë jetën — kërkohet ndërhyrje urgjente nga KEDS

Manastirc, Ferizaj — 6 qershor 2025 Banorët e fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt janë të shqetësuar për situatën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img