15,11,2024

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë jep këshilla për parandalimin e gripit sezonal

Must Read
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë kanë dhënë një seri këshillash për qytetarët e Kosovës, me qëllim të evitimit të gripit sezonal, i cili gjatë këtij dimri ka prekur qindra persona, madje disa e kanë gjetur edhe vdekjen shkaku i këtij gripi

MASAT PRAKTIKE NË PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË VIRUSIT TË GRIPIT SEZONAL.

Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë.

Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat të hospitalizuar(SHSKUK, Spitalet rajonale).

Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina.

Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm.

• Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.

• Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt.

• Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool.

• Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë.

• Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi.

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku.

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë.

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikacionet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është Vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

• Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.

• Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor.

• Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

VAKSINIMI

IKSHPK në fillim të sezonës së gripit 2018/2019 ka siguruar 85. 000 doza të vaksinës sezonale. Deri më tani janë distribuar dozat për personat me sëmundje kronike, personat mbi 65 vjeç, punëtorët shëndetësor, shtëpinë e pleqëve, FSK, Policinë, QKMF dhe Kl. Infektive.

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE NË RAJON DHE BOTË

INFLUENCA SEZONALE 40-07, 2018/2019 NË EVROPË

Aktiviteti i Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë prej 53 %. Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra. Rreth 36 % e mostrave të marra nga pacientët e hospitalizuar me Infeksion të rëndë akut respirator (SARI) gjatë javës së 7/2019 kanë rezultuar pozitive në Influencë dhe gati të gjitha në tipin A.

Të dhënat nga 22 shtetet dhe rajonet që raportojnë në EuroMOMO tregojnë për nivel të rritur të mortalitetit te popullata mbi 65 vjeç por edhe te ajo adulte prej 15-64 vjeç. Shtetet të cilat raportojnë aktivitet mesatar të qarkullimit të virusit janë: Spanjë, Holandë, Belgjikë, Poloni, Skotlandë, Çeki, Sllovaki, Rumani, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa shtetet që raportojnë aktivitet të lartë të qarkullimit të virusit janë: Francë, Gjermani, Greqi dhe Hungari.

Nga të gjithë virusët e Influencës të izoluar në qendrat sentinel deri më 17 shkurt 2019, 30.3 % i përkasin tipit A të pasubtipizuar, 40.7 % subtipit A (H1), 28 % subtipit A (H3), 0.6 % tipit B (no lineage), 0.4 % tipit B/Yamagata dhe 0.1 % tipi B/Victoria.

Shtetet duhet të inkurajojnë vaksinimin dhe përdorimin e antiviralëve bazuar në udhërrëfyesit nacional.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/instituti-i-shendetit-publik-ne-kosove-jep-keshilla-per-parandalimin-e-gripit-sezonal-634021/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img