26,12,2024

Inspektori i punës pa kushte për punë në Komunën e Lipjanit

Must Read

Është e tmerrshme se në çfarë kushtesh punon inspektori i punës në komunën e Lipjanit. Një zyrë me diku 6 metra katror me një kompjuter të vjetër dhe shume dokumente të shpërndarë nëpër tavolinë në mungesë të inventarit, këto janë pamje se sot i kemi hasur gjatë një vizitë pune që e bëmë tek inspektori i punës në Komunën e Lipjanit nga organizata jonë.

Duke e ditur rolin dhe përgjegjësit e shumta që ka inspektori i punës me legjislacionin nëpër komuna, ku dihet se edhe numri i tyre është i vogël nga një inspektor për çdo komunë, nga kjo nuk pritet që do të kemi ndonjë efikasitet në punën e tyre. Kërkojmë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale që së paku ti krijojë kushte inspektorit të punës në Lipjan. Po ashtu kërkojmë edhe nga ekzekutivi i komunës së Lipjanit që ti sigurojë një hapësirë pune për inspektorin e punës, në mënyrë që të kemi efikasitet në kryerjen e punëve dhe përgjegjësive që ka inspektori i punës të parapara me legjislacionin në fuqi.

Bekim Krasniqi

Executive Director of Youth Association for Human Rights

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img