02,11,2024

Inspektorati i Punës anulon konkursin e kundërligjshëm të Kryeshefit të ‘Trafikut Urban’

Must Read

Më 14 shkurt Komuna e Prishtinës si aksionare e “Trafikut Urban” e ka publikuar anulimin e një konkursi të bërë nga Kryshefi i kësaj Ndërmarrje. Në arsyetimin është thënë se anulimi i konkursit është bërë mbi bazën e disa të gjeturave të Inspektoratit të Punës, e ankesën në Inspektorat e parashtruar Bordi, shkruan lajmi.net.

“Kryeshefi Ekzekutiv në mbledhjen e mbajtur me udhëheqësit e sektorëve të ndërmarrjes , me dt. 13.02.2017 mori këtë vendim: Mbi anulimin e pjesërishëm të shpalljes të dt. 31.01.2017 për pranimin e punëtorëve , në dy pozitat e para . 1. Në pozitën e parë Koordinator i ndërmarrjes, dhe 2. Në pozitën e dytë Shef i komunikacionit të ndërmarrjes. Anulimi i shpalljes bëhet për shkak të vërejtjeve të bëra nga ana e Inspekcionit të Punës nr. 01. Nr.60- 19/2017 me dt. 09.02.2017”, thuhet në arsyetimin e anulimit.

Ndërkaq, Musa Demiri, zëdhënës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë anulimi i është bërë mbi bazën e një anekse të Bordit të Drejtorëve.

“Inpektori i Punës ka shqyrtuar ankesën e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Trafikut Urban dhe lidhur me këtë ka përpiluar Raportin Zyrtar më 11/02/2017 dhe ka nxjerrë vendim  me  15/02/2017. Lënda është në procedurë të mëtutjeshme”, tha Demiri për lajmi.net.

Avdi Feri, kryetar i Bordit të ‘Trafiku Urban” është në dijeni se Kryshefi që është shkarkuar nga Bordi është duke shkuar në punë, ndërkaq ka thënë se konkursi kishte shkele ligjore.

“Ai po shkon në punë, por është i shkarkuar për shkak të arsyeve që i kemi cekura. Bordi ka bërë ankesë se nuk është respektuar afti për punësim në Ndërmarrje Publike. Ai afat është 15 ditorë, ata e kanë për 6 ditë. Kjo bije ndesh me Udhëzimin Administrativ. Shkelja tjetër ka qenë se Bordi i Drejtorëve nuk është konsultuar për hapjen e këtyre dy vende të punës, gjeq ë është në kundërshtim me ligjin”, tha Feri.

Me 13 shkurt, Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafikut Urban” në Prishtinë, Halil Mustafa është shkarkuar nga ky post, pasi Bordi i Drejtorëve thotë se ai ka dështuar të ushtrojë funksionin e tij dhe ndikimin si drejtor.

“Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK ‘Trafiku Urban’ SH. A. Prishtinë, vlerëson se z.Halil Mustafa ka dështuar të ushtroj funksionin e përcaktuar si Kryeshef Ekzekutiv i NPK ‘Trafiku Urban’ SH. A. Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK ‘Trafiku Urban’ SH. A. Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes”, thuhet në vendim.

“Mustafa gjithashtu ka kryer edhe vepra penale si ndalim i qasjes në ndërtesë, pengimi i ushtrimit të veprimtarisë në vend të punës, keqpërdorim i sigurimit të ndërmarrjes për të ndaluar hyrjen në ndërtesë, shfrytëzim i një numri të personelit të ndërmarrjes me përkrahjen e sindikatës, si pengesë fizike”, thuhet në vendimin e ndërmarrjes “Trafiku Urban”.

Shkarkimi i tij e ka ardhur pas nënshkrimit të një peticioni nga punëtorët e ndërmarrjes ku edhe vetë Mustafa e kishte nënshkruar. Ushtrues detyre është emëruar Hafir Hamiti, i cili aktualisht është Sekretar i ndërmarrjes.

Rreth këtij shkarkimi ka reaguar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti që konsideron se shkarkimi është bërë nga një bord jo legjitim.

Ahmeti ka fajësuar LDK-në PDK-në në asamblenë komunale të Prishtinës, këshilltarët e të cilave janë të koordinuar në shumë vendime që kanë të bëjnë me emërimet nëpër bordet e ndërmarrjeve komunale. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, sot u mbajt ecja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img