31,07,2025

Insektet shqetësuese për qytetarët në Prishtinë

Must Read

Me fillimin e sezonit të verës, në kryeqytet është rritur edhe numri i insekteve. Qytetarët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.
Numri i madh i mushkonjave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Prishtinës. Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e parqeve ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi dhe banesa kolektive.
Qytetarët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës që spërkatja të jetë më e shpeshtë në të gjitha lagjet, ndërsa zyrtarë të Komunës përmes telefonit kanë thënë se dezinsektimi bëhet në tri faza. Sipas tyre, dy faza kanë përfunduar, kurse faza e tretë pritet të fillojë. Zyrtarët komunalë thonë se shkaktarë për numrin e madh të insekteve janë reshjet e shumta të shiut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

BE nis më 12 tetor sistemin biometrik të hyrjes/daljes – prek edhe qytetarët e Kosovës

Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img